SBASHK-u në grevë nëse Qeveria nuk i përmbahet marrëveshjes së tyre të nënshkruar

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe e Kulturës e Kosovës, sot mbajti dy takime të Këshillit Drejtues.

Në takim u debatua edhe për deklarimin e anëtarësisë për veprime sindikale, e sidomos për mos zbatimin e marrëveshjes të nënshkruar mes kryetarit të SBASHK-ut e koalicionit qeverisës aktual nga kryeministri Ramush Haradinaj e kryeparlamentari, Kadri Veseli.

85 % e anëtarësisë së SBASHK-ut kanë mbështetur veprimet sindikale për mospërmbushjen e memorandumit të nënshkruar më 5 qershor, raporton KTV.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka bërë edhe disa propozime për veprimet sindikale; ditën e mërkurë në orën e parë të mbahet grevë nëse qeveria nuk reflekton dhe veprimi i dytë, më 20 shkurt, të mbahet grevë në 2 orë mësimi.

Këshilli Drejtues me këtë rast ka miratuar propozimet e kryetarit Jasharaj.

Image

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme