Se sa e rëndë është gjendja e ushqimit në Gaza e tregojnë këto pamje të kamionëve me ndihma që hynë përmes Egjiptit

Kamionët që po transportonin ndihma po ndiqeshin nga turmat ndërsa hynë në Gaza përmes kalimit Rafah të Egjiptit më herët sot.

Njerëzit hipën në rimorkiot e tyre dhe kutitë u panë duke rënë nga disa prej automjeteve me grupe njerëzish që garonin për të rrëmbyer gjithçka që mundnin, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu“Jemi mësuar me të tilla”: Rrëfimi i mjekëve në një spital të Gazës që punojnë ndërsa dëgjojnë dhjetëra sulme ajrore në ditë

Furnizimet e kufizuara të ndihmave humanitare kanë arritur të arrijnë në Gaza që nga shpërthimi i luftës pas sulmeve të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor.

 

Atje, lufta e vazhdueshme po krijon një situatë gjithnjë e më të dëshpëruar për civilët e bllokuar.

Philippe Lazzarini, i cili drejton UNRWA, u tha gazetarëve vetëm disa ditë më parë: “Njerëzit po marrin ndihmën që në kamionë, po marrin ushqimin dhe po e hanë menjëherë. Dhe ja sa të dëshpëruar dhe të uritur janë ata”.

Lazzarini shtoi se ekipet e tij në terren po takonin gjithnjë e më shumë njerëz që nuk kishin ngrënë për ditë të tëra. /Telegrafi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme