Në fund të dhjetorit, Kuvendi i Republikës së Kosovës përmbylli sesionin dimëror me seancën ku do të votohej buxheti për vitin 2019, por që dështoi.Që Projektligji për buxhetin të kalojë, tani duhen votat e deputetëve të PSD-së, të cilët kishin kushtëzuar votimin me pesë kërkesa drejtuar kryeministrit Ramush Haradinaj, shkruan Indeksonline.Këto pesë kërkesa të PDS-së kanë të bëjnë me Ligjin për Pagat, Dialogun me Serbinë, Ligjin për Qeverinë, funksionalizimi i plotë i Ministrisë së Bujqësisë, përkatësisht shkarkimin e ministrit Nenad Rikallo dhe të reduktohen skemat sociale në buxhetin e Kosovës.
Derisa kryeministri nuk ka ndërmarrë asnjë hap në këtë drejtim, kryesia e Kuvendit dje mori vendim që seanca e parë plenare për sesionin pranveror të mbahet me 30 janar, kurse më 31 janar paralajmëroi seancën për buxhetin e vitit 2019-të.Për kërkesën e PSD-së, Haradinaj ditë më parë tha se ajo është legjitime, por që do ta shqyrtojnë me kohë.“Lirimi nga detyra i ministrit Nenad Rikalo është kërkesë legjitime e një subjekti politik dhe do të shqyrtojmë në kohë. Kur ti vjen reni edhe atij e hjekim, pse jo”, ka thënë shkurt Haradinaj.
Indeksonline ka kontaktuar me Zyrën e kryeministrit për të marrë informacione nëse kërkesa po shqyrtohet.Në përgjigje thuhet se ‘qëndrimi i kryeministrit Haradinaj sa i përket shkarkimit të ministrit Nenad Rikallo mbetet akoma i njëjti, nuk ka ndryshuar”.
Në anën tjetër, ministri, shkarkimi i të cilit po kërkohet nga PSD-ja, kohëve të fundit është parë më i angazhuar në punët që i takojnë, duke zhvilluar takime të shumta dhe duke nënshkruar marrëveshje që ndërlidhen me Ministrinë e Bujqësisë.Kujtojmë se në tetor të 2017-tës, deputetët e LDK-së kishin iniciuar një mocion përmes së cilit kërkuan rrëzimin e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikallo, i cili akuzohej nga disa banorë të lagjes ‘Dardania’ në Prishtinë për abuzim gjatë luftës së fundit.Mirëpo, për këtë mocion 27 deputetë kishin votuar pro, 40 kundër dhe një kishte abstenuar.