Seanca për Demarkacionin po synohet të mbahet të premten

Seanca e katërt me radhë për ta votuar ose jo Demarkacionin me Malin e Zi, po synohet që të mbahet këtë të premte. Pavarësisht se tashmë ka deklarime se Kuvendi për demarkacionin do të mblidhet javën e ardhshme, megjithatë po bëhen përpjekje që kjo të kryhet pasnesër.
Ende nuk është e konfirmuar. Por me gjasë, këtë të premte, Kuvendi do të përballet me njërën nga çështjet më të zëshme në këto tre vjetët e fundit, atë të Demarkacionit.

Kryeparlamentari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në një intervistë të dhënë një ditë më parë e bëri të qartë se po tentohet që këtë javë të përmbyllet kjo çështje, ndonëse nuk e përjashtoi që ajo të shtyhet mbase për javën e ardhshme.

Me shumë optimizëm ishte shprehur ditë më parë edhe njëri nga ambasadorët më aktiv sa i përket kësaj çështjeje të Demarkacionit.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter kishte thënë se demarkacioni mund të votohet këtë javë dhe se ratifikimi nuk ka qenë kurrë më afër.

“Puna e madhe rreth kushteve të partive e ka sjellë Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi më afër se kurrë për t’u ratifikuar. Deputetë, është koha që t’i afroheni vijës së fundit këtë javë”, ka shkruar Delawie.

Megjithatë, ministrja për Integrime Evropiane, Dhurata Hoxha, ka bërë thirrje që ratifikimi i demarkacionit të duhet të kryhet në fillim të muajit mars, në mënyrë që Kosova t’i zë afatet e vendimmarrjes së institucioneve të BE-së.

Ndryshe ajo ka paralajmëruar se vendi rrezikon që izolimini ta vazhdojë përtej vitit 2018./GazetaExpress

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme