Seanca publike në Gjykatën Supreme për “Monstrën” anulohet për më 3 tetor

Seanca publike për rastin “Monstra” që është dashur të mbahet sot
në Gjykatën Supreme është anuluar për më 3 tetor, për shkak se policia nuk ka sjellë një nga pesë të dënuarit për vrasjen e pesëfishtë afër Liqenit të Smillkovës.
Për shkak të kësaj edhe katër të dënuarit e tjerë janë njoftuar se nuk ka kushte që të mbahet seanca publike.
Sipas avokatit të të paditurve Naser Raufi, Prokuroria speciale publike duhet ta ndërmarrë lëndën që të merret vesh e vërteta.
“PSP ka kompetenca dhe duhet ta ndërmarrë këtë rast, për shkak që vetëm në këtë mënyrë do të arrihet deri te e vërteta për këtë lëndë”, deklaroi Raufi.
Gjykatësit publikë në seancë publike duhet t’i shqyrtojnë ankesat për dënimet e përjetshme me burg, të cilat të paditurve ua shqiptoi Gjykata Themelore, ndërsa i konfirmoi edhe Gjykata e Apelit. Seanca deri më tani është anuluar disa herë.
Në këtë rast para Gjykatës Supreme vepron prokurorja Liljana Spasovska, e cila paradokohe u emërua ushtruese e detyrës prokurore shtetërore publike në vendin e të shkarkuarit Marko Zvrlevski.
Pesë të akuzuarit janë dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e pesëfishtë afër Liqenit të Smillkovës, që ka ndodhur më 12 prill të vitit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme