Modelja Xhuliana Nura ishte finalistja e tretë e edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova.
Ajo u kthye në një nga emrat më të komentuar përgjatë gjithë rrugëtimit në shtëpinë e famshme.
Krahas debateve dhe situatave të ndryshme, Xhuli do të mbahet mend edhe përgatitjen e ushqimeve.
Pas daljes nga BBV Xhuli tërë kohën është në qendër të vëmendjes të mediave roze.
E vetëdijshme për këtë, Xhuli vazhdon të jetë shumë aktive edhe në rrjetet sociale.
Ajo tani po jeton mes Londrës dhe Prishtinës.
Ndërsa këto ditë ajo është parë e veshur me fustan nusërie.
A po përgatitet Xhuli për tu bërë nuse, apo kjo veshje ka të bëjë vetëm me ndonjë reklamë, këtë do ta zbulojë shpejt vet Xhuli. /ORAinfo/