Sejdini zgjidhet në krye të Gjykatës Administrative

Në seancën e sotme Këshilli Gjyqësor ka zgjedhur gjykatësin Burim Sejdini për kryetar të Gjykatës Administrative. Sejdini është zgjedhur nga 5 kandidatët për këtë funksion. Sejdini detyrën e njëjtë e ka kryer edhe në periudhën nga viti 2017 deri në fillim të vitit 2021. Në njoftimin e Këshillit Gjyqësor theksohet se gjatë përzgjedhjes u mor si bazë profesionaliteti, përvoja dhe rezultatet e Sejdinit. Në këtë seancë Këshilli Gjyqësor ka caktuar ushtrues detyre kryetar në disa gjykata themelore, edhe të në Kumanovë, Resnjë dhe Tetovë. Duke pasur parasysh se në disa gjykata janë caktuar ushtrues detyre, janë shpallur konkurse për zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës Themelore në Kumanovë, Resnjë, Tetovë, Berovë dhe për Gjykatën Penale në Shkup.

– Advertisements –


më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme