Sejdiu: BDI do të humb, kot mundohet t’i fshijë votuesit potencial të BESËS

Blerim Sejdiu: ‘Pse s’janë fshirë nga listat zgjedhore familjarët e Izet Mexhitit të BDI-së, por të BESËS?!’

Përfaqësusi i Lëvizjes BESA, Blerim Sedjiu në Click Plus, ka thënë se: “Shqetësuese është se shumica e votuesve që janë fshirë nga lista zgjedhore dhe janë kualifikuar si “mërgimtarë”, megjithëse shumë vite nuk kanë dalë nga kufiri, janë familjarë të zyrtarëve dhe anëtarëve të Lëvizjes BESA. Andaj ne në këtë veprim lexojmë tendencën e partisë shqipfolëse në pushtet që t’i fshijë votuesit që ajo e di se nuk do ta votojnë atë. Mjafton fakti se familjarë të ngushtë të Kryetarit dhe Nënkryetarit të BESËS janë fshirë nga lista ose mjafton të shihet se sa votues me mbiemrin e Sekretarit Gjeneral të BESËS “Gashi” janë fshirë nga lista e votimit, si edhe shumë anëtarë e familjarë të tjerë të Lëvizjes, që të kuptohet tendenca e partisë në pushtet”.

Sejdiu tutje ka shtruar dilemën se përse nuk janë fshirë “rastësisht” votues të familjarëve të funskionarëve të BDI-së, si Izet Mexhiti, Abdilaqim Ademi, etj, por ato të opozitës?! Ai po ashtu ka pohuar se BDI, njësoj si Serbia në Preshevë, bën pastrim të heshtur etnik të shqiptarëve. Sipas tij, këto janë përpjekje të kota të BDI-së, e cila do të ndëshkohet nga votuesit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme