Analisti, Korab Sejdiu, ka thënë në Ora e Fundit në Klan Kosova se prezantimet e ambasadores, Vlora Çitaku, në Këshillin e Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara janë mbresëlënëse.
“Nuk ka asnjë dyshim që paraqitjet e ambasadores Vlora Çitaku, jo vetëm sot, por në përgjithësi, janë gjithmonë mbresëlënëse”, pohoi Sejdiu, njofton Klan Kosova.
Por, ai ka thënë se megjithatë politika në Kosovë nuk po i jep material sa duhet ambasadores kosovare që të paraqitet edhe më mirë dhe më suksesshëm.
“Paramendo sikur ne t’i jepnim pak më shumë material asaj nga këtu, sikur të ishim një shtet që i ka marrë këmbët. Sikur ajo të mund të raportonte për një rritje ekonomike, apo të fliste për investime të huaja që kanë ardhur në Kosovë. Paramendoni çfarë ndikimi do të kishte pasur nëse ajo do t’i kishte këto”.
Sejdiu e ka cilësuar si fakt shumë të mirë edhe faktin që ekipi kosovar në OKB u përfaqësua me femra.