Ish kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Fatmir Sejdiu ka thënë se nuk ka gjetur një gjuhë të përbashkët me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.
Sejdiu në një intervistë për televizionin publik, duke mos dashur të hyjë në detaje të raporteve që ka me Mustafën, ka thënë se “nuk kemi gjetur një gjuhë bashkëpunimi”, transmeton kp.
Ai ka shtuar se me Mustafën janë takuar 2-3 herë, por që nuk kanë mundur të kenë pika të përbashkëta.
Sejdiu thotë se Mustafës ia ka përcjellë mendimet e tij, e që sipas tij fatkeqësisht kanë dalë ato që i ka thënë, siç është humbja e Prishtinës nga LDK.
Lidhur me të ardhmen e LDK-së, ai thotë se kjo parti mbetet një fuqi e madhe, sepse ka shumë njerëz që e duan dhe e simpatizojnë, kurse theksoi se është i vetmi themelues i LDK-së që është ende në strukturë dhe nuk mund të heq dorë nga LDK – ja.
Unë mendoj qe nuk është korrekte që Kosova të kushtëzohet me demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, sepse këtë kusht se kanë pas as vendet tjera”, ka thënë ish presidenti Fatmir Sejdiu
Sipas tij, në LDK ka njerëz me potencial të fortë që kanë mbetur jashtë Qeverisë dhe kjo siç deklaroi ai, mund të shihet edhe në përbërjen e Qeverisë .
I pyetur për ambiciet e tija për të qenë në krye të LDK-së, ai tha se nëse LDK e kërkon ai është i gatshëm, ndonëse aktualisht është anëtarë nderi në Këshillin e Përgjithshëm.