Sejdiu: Ne do të jemi urë lidhëse mes LDK-së dhe VV-së

Nënkryetari i AKR-së mohon kategorikisht se do t’i ndihmojnë PAN-it për t’i siguruar numrat pwr deputet.

Zërat se Aleanca Kosova e Re do ta ndihmojë koalicionin PAN për t’i siguruar numrat e nevojshëm që ta formojë Qeverinë dhe të futet në koalicion me ta i ka mohuar kategorikisht numri dy i kësaj partie, Korab Sejdiu.

Sejdiu ka deklaruar se partia e tij do ta konsiderojë secilin opsion qeverisës, në formatin e së cilës nuk do të futej Partia Demokratike e Kosovës.

Ai në një intervistë të dhënë për Gazetën Zëri, ka shprehur haptas se partia e tij do të mundohet të shërbejë si urë lidhëse për përafrim dhe një koalicion mes LAA-së dhe Vetëvendosjes.

AKR dhe Vetëvendosje ishin afër koalicionit parazgjedhor por siç kishte deklaruar vetë Sejdiu më herët koalicioni nuk ishte realizuar për shkak të disa ndryshimeve siç kishte thënë ai “të mënyrës së qeverisjes”.

Pas mos arritjes së marrëveshjes mes AKR-së dhe VV-së, subjekti politik i udhëhequr nga Behgjet Pacolli, arriti koalicion parazgjedhor me LDK-në dhe Alternativën. /albeu.com/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme