Sekretari amerikan i Shtetit uron kosovarët për Kurban Bajram

Sekretari Amerikan i Shtetit, Rex W. Tillerson, i ka dërguar urim Kryeministrit në largim, Isa Mustafa, duke uruar kosovarët e besimit islam për festën e Kurban Bajramit.

Duke theksuar rëndësinë e kësaj feste për myslimanët në gjithë botën, Sekretari Tillerson tha se shumëllojshmëria e kulturave dhe shteteve të përfaqësuara në Haxhin vjetor, shërben si përkujtues i shoqërive vibrante civile, të cilat qëndrojnë së bashku në lutje, duke çmuar reflektimin shpirtëror, shërbimin, duke ndihmuar ata me më pak fat dhe duke ngritur themelet e respektit të ndërsjellët që i tejkalon kufijtë.

Në urimin e sekretarit amerikan, Rex W. Tillerson thuhet:

I nderuar, z. Kryeministër,

Ju lutem pranoni urimet e mia më të mira për myslimanët e gjithë botës, në festën e tyre të Kurban Bajramit, si dhe urimet e mia për ata të cilët kthehen në shtëpi, duke shënuar përfundimin e pelegrinazhit të Haxhit.

Është moment domethënës të shohësh afër tre milionë myslimanë, përfshirë mijëra myslimanë amerikanë, të mbledhur në Mekë për të kryer obligimin e shtyllës së pestë të Islamit. Shumëllojshmëria e kulturave dhe shteteve të përfaqësuara në Haxhin vjetor, shërben si përkujtues i shoqërive vibrante civile, të cilat qëndrojnë së bashku në lutje, duke çmuar reflektimin shpirtëror, shërbimin, duke ndihmuar ata me më pak fat dhe duke ngritur themelet e respektit të ndërsjellët që i tejkalon kufijtë.

Në emër të Departamentit të Shtetit, ju dërgoj përshëndetjet e mia të ngrohta për një festë të lumtur.

Urime festën e Bajramit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme