Sekretari i Mbrojtjes i SHBA’së – Irakut: Nuk jemi këtu për t’ua marrë naftën tuaj

Ushtria amerikane nuk është në Irak për t’ia marrë naftën ndonjërit, ka thënë Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Jim Mattis, duke e distancuar veten nga komentet e presidentit Donald Trump para se të mbërrinte sot në një vizitë të paparalajmëruar në Bagdad.

Kjo është vizita e tij e parë në Irak si shef i Pentagonit, transmeton Express.

Ai do ta bëjë një vlerësim të luftës së forcave irakiane të mbështetura nga ato amerikane kundër ISIS-it.

Po, po shumë mundësi që Mattis do të përballet me pyetje rreth deklaratave dhe veprimeve të Trumpit, përfshirë ndalesën e përkohshme në SHBA dhe sepse kishte thënë se Amerika ishte dashur ta konfiskonte naftën e Irakut pas rrëzimit të Saddam Hussein në vitin 2003.

Trump i kishte thënë CIA’s në janar të këtij viti: “Është dashur ta mbanin naftën. Por, në rregull. Mbase do të keni ndonjë rast tjetër.”

Mattis, megjithatë, e ka hedhur poshtë çfarëdo qëllimi të tillë, duke thënë: “Ne nuk ndodhemi në Irak për të konfiskuar naftën e askujt.”/Gazeta Express/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme