“Sekti i rilindjes si hajdutë biçikletash”, Neritan Liçaj: Me shembjen e Teatrit Kombëtar humbi përfundimisht kjo klikë rrugaçësh

Aktori i njohur, Neritan Liçaj teksa ka mbajtur fjalën e tij gjatë takimit të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar me disa qytetarë në Vlorë ka thënë se sekti i rilindjes eshte si hajdutë biçikletash.

Sipas Liçajt, ata e shembën Teatrin Kombëtar në orën katër të mëngjesit, sikurse hajdutët rrinë për të vjedhur një biçikletë.

Ai theksoi se ‘me shembjen e Teatrit Kombëtar humbi përfundimisht kjo klikë rrugaçësh’, duke iu drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të bashkisë Erion Veliaj.

Vlora është modernizuar, sipas atij burrit me çitjane që është atje në krye, në kryeministri. Por të betohem që kishte shumë më lezet përpara, sepse ishte Vlora. Kurse tani një pedonale, ok e bukur, por është bërë e gjithë Shqipëria kështu.

Ça domethënë kjo?

T’i heqim vlonjatit atë të veçantë që ka pasur në histori një shekull. T’ia zhdukim, t’ia zhbëjmë që vlonjati të mos ketë më kujtime nga e kaluara e tij. Të mos kujtojë sa të famshëm, sa të fortë është rraca vlonjate dhe rraca labe.

Por prap këtu çitjanja bën një gabim të madh. Se sido që ta bëjë ai Vlorën dhe unë Vlorën nuk do ta harroj dot kurrë ashtu siç ka qenë se kam varret e të parëve këtu. Këtë nuk kupton ai i ziu dhe këtë punë bëri edhe me Teatrin Kombëtar, vrau artin dhe kulturën dhe dihet që diktatorët dy gjërat e para që sulmojnë janë mediat dhe arti e kultura.

Teatri ju bëri gropën. Kjo rezistenca jonë e gjatë kishte dy muskuj që ata nuk i mposhtnin dot kurrë, zemrën dhe mendjen, që i kalbi në varr.

Me shembjen e Teatrit Kombëtar humbi përfundimisht kjo klikë rrugaçësh dhe po t’i vësh re ky sekti i Rilindjes janë si hajdutë biçikletash. Rrinë në katër të mëngjesit: ‘U ikën këta, hajde ta vjedhim biçikletën, ti biem Teatrit’ dhe vetëm shtet nuk është ky”, tha Liçaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme