Sekuestrohen 46 kilogramë drogë, arrestohet në flagrancë 42 vjeçari

Një person është arrestuar dhe 46 kilogramë lëndë narkotike janë sekuestruar nga Policia e Shtetit pas finalizimit të operacionit policor të koduar “Kanionët”.

Sipas njoftimit nga Policia e Shtetit, operacioni ka filluar mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative se shtetasi A.Z, posedonte lëndë narkotike.

“Nga ana e Komisariatit të Policisë Tepelenë në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Gjirokastër është organizuar dhe finalizuar operacioni “Kanionët”. Si rezultat i operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.Z, 42 vjeçar, nga Vlora”, thuhet në njoftim.

Tutje, policia ka njoftuar se nga pas kontrollit në banesën e të dyshuarit në fshatin Nivicë,  janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 46 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, si dhe në oborr dhe në afërsi të banesës janë gjetur disa kubikë ku ishin kultivuar fara kanabis.

“Materialet për shtetasin e mësipërm i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike” dhe “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike””, njofton Policia e Shtetit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme