Sekuestrohen mbi 460 kg kokainë në Ekuador, mbi pako ishte stampuar imazhi i yllit norvegjez të futbollit

Fytyra e Erling Haaland u shfaq në një vend të papritur, pasi autoritetet ekuadoriane vunë re imazhin e yllit norvegjez të futbollit në qindra pako me kokainë, të cilat ishin fshehur në një kamion pranë kufirit me Kolumbinë.

Policia sekuestroi një total prej 469 kilogramësh kokainë, të paketuara në 370 pako, të cilat ishin fshehur në një zonë të projektuar posaçërisht në dyshemenë e dyfishtë të kamionit. Ajo që shkaktoi përshtypje ishin afishet në pakot drejtkëndëshe jeshile, pasi ato mbanin imazhin e… Erling Haaland.

Një video e publikuar nga policia tregon momentin kur autoritetet i heqin pakot një nga një, në të cilën shihet qartë fytyra e sulmuesit norvegjez.

Ekuadori konsiderohet si një qendër logjistike për trafikimin e drogës, ku drogat grumbullohen, ruhen dhe shpërndahen nëpërmjet rrugëve të Amerikës Qendrore kryesisht në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë.

The post Sekuestrohen mbi 460 kg kokainë në Ekuador, mbi pako ishte stampuar imazhi i yllit norvegjez të futbollit appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme