Protesta në ditën e 75-të, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe largimin e qeverisë

Protestat në rrugë e sheshe vijojnë prej 74 ditësh dhe sot, e enjte, hyjnë në ditën e 75-të, ndërsa kërkesat e protestuesve mbeten të pandryshuara.

Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë, duke deklaruar se do të vijojnë aksionin e tyre deri në përmbushjen e kërkesave.

Gjatë protestës mbrëmjen e kaluar janë përsëritur thirrjet kundër qeverisë dhe kryeministrit, ndërsa pjesëmarrësit kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për situatën politike dhe ekonomike në vend.

Dita e 75-të pritet të shënojë një tjetër tubim të protestuesve, të cilët kanë paralajmëruar vijimin e protestave dhe presionit në rritje ndaj qeverisë.

“Rama jepe dorëheqjen”, “Rama në burg, Berisha në burg” apo dhe “Nuk na përfaqësoni” janë ndër thirrjet kryesore që shoqërojnë protestat  në Bulevard dhe gjatë marshimit në rrugët e kryeqytetit.

Protestat pritet të vijojnë edhe në ditët në vazhdim, me protestuesit që kërkojnë largimin e të gjithë klasës politike të vjetër.

The post Protesta në ditën e 75-të, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe largimin e qeverisë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme