Policia e Tiranës ka sekuestruar 1 kg kokainë dhe ka vënë në pranga dy persona të cilët e shpërndanin në zonën e ish-Bllokut.Në sajë të operacionit “High Class”, në rrugën “Kongresi Manastirit”, u bë arrestimi në flagrancë i Ermir Bajramaj, 37 vjeç, dhe Besim Hajdaraj, 47 vjeç, të dy nga Durrësi.
Ata qarkullonin me automjetin tip “Nissan Micra” me targë DR 3425 F, që drejtohej nga Bajramaj dhe janë kapur në flagrancë, ku gjatë kontrollit të automjetit u gjet e u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar “Kokainë” e cila pas peshimit rezultoi 1 kg e 52. 8 gr. Lënda narkotike ishte e destinuar të shitej në qytetin e Tiranës, në lokalet e natës, në zonën e ish-Bllokut. Vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.