Ziadin Sela ka dërguar një sërë kritikash në drejtim të mosfunksionimit të sistemit gjyqësor në vend. Ai ka thënë se ASH mbetet në qëndrimin se Vetingu është i domosdoshëm dhe ka kritikuar edhe Bashkimin Evropian për mosmbështetjen e vetingut.
“Me sa jam i informuar, shoh që ka një rezervë tek faktori ndërkombëtar, sidomos tek zyrtarët e BE-së në lidhje me vetingun. Kjo më duket mua absurditet, për shkak se nuk mund të kërkosh nga Maqedonia që të rivendoset një shtet i së drejtës, nga ana tjetër të lejosh që brenda për brenda sistemit gjyqësor të ketë gjykatës dhe prokuror, pa dashur të paragjykoj askënd, të cilët nuk do ta kalonin procesin e vetingut. Nuk është arsyetim të thuash që vetingu mund të bënte të mbetet pa gjykatës sepse me këtë pranon faktin që pjesa më e madhe e gjykatësve dhe prokurorëve janë të korruptuar”, tha Ziadin Sela, ASH.
Komentin e këtillë Sela e ka bërë pas dajës nga burgu i Abdyl Feta Alimit, personi i cili i shpëtoi jetën në ngjarjen e 27 prillit të vitit 2017.