Sela: Do të të angazhohemi për barazi të tërësishme të shqiptarëve

LEXO EDHE:

Kryetari i Alenacës për Shqiptarët i ftuar në “Rruga drejt…”, tha se ai dhe subjekti i tij politikë do të vazhdojnë të angazhohen për barazi të tërësishme të shqiptarëve. Sela madje nënvizoi se do të angazhohen edhe për ndryshime kushtetuese që njëherë e përgjithmonë në kushtetutë të potencohet se gjuha shqipe është gjuhë zyrtare.

“Vazhdojmë t’i qëndrojmë idesë të barazisë së tërësishme të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Në nuk mund të themi se është gjithçka në rregull për sa kohë që ne trajtohemi si shifra dhe të përkohshëm. Ndryshimet kushtetuese, pjesë kryesore e atyre ndryshimeve kushtetuese duhet të hiqet definicioni për përdorimin e gjuhës shqipe dhe të potencohet që gjuhë zyrtare është edhe gjuha shqipe, në mënyrë që të mos hapen dhe debate të tipit të cilat po i dëgjojmë çdo ditë. Dhe ne kur s’kemi qenë të luhatshëm nga ky segment dhe këtë e kemi dëshmuar edhe kur u bënë ndryshimet kushtetuese. Jemi subjekti i vetëm politik shqiptarë që arriti me ndryshimet kushtetuese për Marrëveshjen e Prespës të ndryshoj diçka tjetër nga ajo që ishte e parapara me Marrëveshjen e Prespës, fjalinë e parë të preambulës”, deklaroi Sela/Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme