Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela kërkon dëmshpërblim prej 500 mijë euro nga dhunuesit që e sulmuan në Kuvendin e Maqedonisë natën e 27 prillit.
Avokati i tij, Abedin Abduli, sot në Gjykatën Penale të Shkupit kërkoi 30 milionë denarë, gjegjësisht 500 mijë euro për harxhimet e shërimit të Selës, për lëndimet fizike që i ka pësuar nga dhunuesit, raporton Tv21.tv.
Në këtë rast akuzohen Kire dhe Cane Gjorgievski, Oliver Oshavkovski, Sasha Cenkov, Nikolce Dimitrievski, Aaleksandar Janevski-Toshta, Andrej Micov dhe disa të tjerë. Në seancën e kaluar e cila u mbajt më 26 janar, të gjithë të akuzuarit për tentim vrasje të Selës, u deklaruan si të pafajshëm.