Sela: Me BDI harmonizuam qëndimet, kush ka propozime mund t’i sjellë tek unë

Aleanca për shqiptarët dhe Bashkimi Demokratik për integrim kanë mbajtur sot takimin e radhës në kuadër të tryezës së përbashkët në mes partive shqiptare, ku u diskutua rreth Deklaratës së përbashkët dhe rëndësinë e saj në përfshirjen e Qeverisë së re, raporton gazeta Lajm.

Në takim nuk morën pjesë përfaqësues të Lëvizjes Besa. Përfaqësuesit e BDI-së në krye me Ali Ahmetin pas takimit nuk pranuan të prononcohen për media. Para medieve foli vetëm Ziadin Sela si përfaqësues i Aleancës për shqiptarët, njëherit edhe lider i LR-PDSH-së.

Ai për opinioni zbuloi dy përfundimet e takimit.

“Nga ky takim dolëm me dy konkluza; e para- obligohen partitë nënshkruese të Deklaratës që brenda tre ditëve të emërojnë nga dy anëtarë komisioni që do të merren me krijimin e rregullores së tryezës së partive politike shqiptare, propozimet mund t’i sjellin direkt te unë, që të mos ketë keqkuptime se kush duhet ta thirr tryezën e përbashkët, ku do të krijohet edhe rregullorja për funksionimin e kësaj tryeze të përbashkët, që do të funksionojë sa herë që ekzistojnë partitë politike shqiptare dhe e dyta, harmonizuam qëndrimet rreth propozim ligjit, tryeza ka përgatitur një ligj dhe nuk presim që ligjin të na sjellin partitë tjera. Ne kemi harmonizuar qëndrimet në lidhje me propozim ligjin që avancon ligjin për gjuhën shqipe”, veçoi mes tjerash Sela, raporton gazeta Lajm.

Sipas Selës, partitë maqedonase duhet të tregohen mendjehapur për t’i mbyllur çështjet etnike.

Ai porositi që ligj për gjuhën shqipe duhet të dalë nga një tryezë e përbashkët e partive shqiptare.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme