Ziadin Sela u pritë nga një numër i madh i bashkëqytetarëve në Strugë pas daljes nga spitali.
Para të pranishmëve, Sela tha vetëm disa fjalë: Këto ishin gjëra të papritshme, por një gjë ta dini: vazhdojmë përpara.
Ndryshe sot rreth orës 16:00 Sela u lëshua nga spitali i Tetovës.
Kujtojmë se natën e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë kur turma e protestuesve u fut në kuvend dhe sulmoi deputetët, ishte pikërisht deputetit Ziadin Sela ai i cili përfundoi me plagë të rënda.
Fillimisht ai u dërgua për kurim në Qendrën Klinike e më pas në Klinikën e Tetovës.