Selimi: Kemi presion që të votohet Demarkacioni

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Rexhep Selimi, ka thënë se po bëhet presion në të gjitha format që të votohet demarkacioni në Kuvendin e Kosovës.

“Nëse Qeveria bëhet kryeneçe që ta ratifikojë patjetër këtë version të demarkacionit, ne do të jemi edhe më kryeneçë”, ka thënë Selimi në emisionin Rrokum Rroll në TV Rrokum.

Ai ka thënë se gjendemi në një situatë serioze meqë, sipas tij, liderët e Serbisë po kërcënojnë më luftë.

Ai ka thënë po ashtu se pazari me Listën Serbe është lojë e rrezikshme, jo vetëm për sigurinë në vend.

“Duket se koalicioni i Rashkës (PDK-LDK-Lista Serbe), duan ta shkelin një vullnet politik, sikur është rasti i Demarkacionit dhe Asociacionit”, tha Selimi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme