Selimi: LDK po e rrëzon Qeverinë që të realizohet plani Thaçi-Vuçiq për Kosovën

Shefi i Grupit Parlamentar i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ka hedhur akuza drejt LDK-së duke thënë se mocionin e ka thirrur për ta rrëzuar Qeverinë “në mënyrë që të realizohet marrëveshja Thaçi-Vuçiq”.

Ai tha se asnjëra prej asryeve që i renditi Arben Gashi nga LDK nuk qëndron dhe akuzoi se kanë lidhur aleancë me aleatët e vjetër, njofton Klan Kosova.

“Në kohën kur bota është në luftë kundër pandemisë Qeveria e Kosovës po përballet me këtë problem, tashmë global, me të gjitha kapacitet e saj. Qeveria aleatë ka doktorët, policët dhe të gjithë ata që janë vënë kundër ti”.

“Për çudi në vend se partnerët tonë të jenë aleatë e në, këta bënë aleatë me virusin për ta luftuar Qeverinë e Kosovës. LDK bashkë me aleatët e vjetër që duken si të rinj, po kërkojnë rrëzimn e Qeverisë kur bota po vazhdon të përballet me këtë pandemi si problem global”.

“Kur qytetarët e Kosovës i kanë sytë kah qeveria, kah ministrat, kah doktorët, kah policët – sërish LDK nuk ka zgjedhur përveç kundërshtarëve të kësaj Qeverie”.

“Ju edhe mund ta braktisni interesin e qyt etarëve edhe në momentin më të vështirë, ta tradhëtoni votuesin tuaj, që jam i bindur se kësaj here s’është me ju”.

“Ju mund ta pranoni dhe ta shtyni përpara planin e Thaçit dhe Vuçiqit, por kurrë nuk do të na mposhtni as neve as shqiptarët e Kosovës. Do të takohemi prapë që të përballemi në zgjedhjet që po i shkaktoni ju. Në zgjedhje thirreni Thaçin dhe Vuçiqin që t’ua bëjë votat”.

“Kryeministri po vazhdon të jetë në anën e interesit të qytetarëve, presidenti po vazhdon aleancë me ju, për ta rrëzuar aletin kryesor të qytetarëve, Qeverinë e Kosovës”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme