Selimi për Thaçin: Gjarpri zbutet edhe atëherë kur e ka qëllimin e keq (Video)

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rexhep Selimi në një deklaratë dhënë për Kosova Post nuk beson se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi  e ka pasur “seriozisht”, kur është deklaruar se nuk do të lejojë sa të jetë gjallë dikush t’i prek kufijtë e Kosovës. Madje, ai e sjell në kujtesë edhe nofkën e Thaçit gjatë kohës së luftës ((Gjarpri), duke thënë se “gjarpri mund të zbutet edhe atëherë kur ka qellim të keq”!

“Deklaratat e tilla janë të pamatura. Sidoqoftë, Thaçi po i referohet thënies popullore të cilën duhet ta thotë komplet sepse ajo thënie nuk thotë pa kaluar mbi trupin tim, por pa kaluar mbi trupin tim të vdekur! E, në fakt ai për fat të mirë nuk e ka trupin e vdekur, por e ka trupin e kërrusur dhe të përkulur. Mbi atë trup të përkulur kalon shumë çka. Nuk besoj se dikush e ka besuar një gatishmëri të tillë, e aq me tepër nga ai i cili është kreatori  i  kësaj ideje për ndryshimin e kufijve. Po të përkthehet ideja për ndryshimin e kufijve, ajo ide është për ndarjen e Kosovës e jo për marrjen e Preshevës, Medvegjës e Bujanovcit’ tha Selimi, njofton Kosovapost.

I pyetur se a e ka zbutur presidenti Thaçi qëndrimin e tij sa i përket çështjes së kufijve, Selimi tha se ideja e Hashim Thaçit paraqet rrezik të përgjithshëm për sovranitetin dhe integritetin vendit.

“Për aq sa Thaçi vazhdon të ketë kompetenca, e për fat të keq ai ka edhe mbështetjen e ekipit negociator, kufijtë e Kosovës janë në rrezik. Pra, Kosova është në rrezik nga ai i cili do të duhej ta mbronte intgritetin territorial. Thaçi përben një rrezik të përgjithshëm për sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës” vlerësoi Selimi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme