Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi konsideron se moskoordinimi mes veti në mes institucioneve të vendit për themelimin e Ushtrisë së Kosovës vetëm se po e rrezikon krijimin e kapaciteteve ushtarave.
Selimi akuzon presidentin Hashim Thaçi për mos koordinim, dhe e gjithë kjo sipas tij po dëmton FSK-në.
“Moskoordinimi në mes veti dhe tani në fund edhe kundërthëniet në mes institucioneve të Kosovës e kanë rrezikuar seriozisht edhe vetë krijimin e kapaciteteve ushtarake të Kosovës. Dihet tashmë se Thaçi nuk u koordinua as me partnerët strategjikë, as me ekspertët ushtarakë, as me opozitën dhe as me institucionet siç është Qeveria dhe MFSK. Kjo ka sjellur një situtatë të rëndë dhe të komplikuar në dëm të FSK-së”, ka thënë Selimi për Indeksonline.
Selimi nuk lë pa përmendur as kreun e shtetit Isa Mustafa për qëndrimet e tij të padefinuara sa i përket këtij projektligji.
“Tash, duke ia shtuar kësaj situate edhe qëndrimet e padefinuara të Kryeministrit apo edhe kundërshtimin eventual për ta mbështetur këtë projektligj, atëherë do të rezultojë se Kosovës po i rrezikohet siguria dhe partneriteti me aleatët stategjikë si pasojë e papërgjegjshmërisë së Thaçit dhe Mustafës. Kështu po rrezikohet edhe vetë sovraniteti i vendit./Indeksonline/