Selmanaj lë postin e kryetarit të Deçanit për deputet

Kryetari i Komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj, nuk do ta kryejë detyrën e tij të kryetarit edhe këta muaj të mbetur deri në fund të këtij mandati. Ai tashmë ka nisur t’i heq gjërat e veta nga zyra e tij dhe ndërkohë pritet ta paraqesë edhe më shkrim dorëheqjen nga posti i të parit të Deçanit.

Arsyeja është se ai ka fituar në zgjedhjet e fundit parlamentare vendin si deputet në Kuvendin e Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Postin e tij me detyrat e kryetarit, Selmanaj thotë se do t’ia kalojë nënkryetarit të Komunës, Sami Cacaj, i cili deri në zgjedhjet lokale, në tetor, do ta ushtrojë detyrën e kryetarit të komunës sipas autorizimeve të ligjit për vetëqeverisje lokale.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme