Sëmundja e demencës shpeshherë neglizhohet

Gazetare: Linda Ebibi

Viteve të fundit është rritur numri i të prekurve nga sëmundja e demencës apo humbja e kujtesës. Stresi është një nga shkaktarët kryesor që çon në demencë, ndërsa më të prekurit janë personat mbi moshën 40 dhe 60 vjeç.

“Kjo sëmundje për tu diagnostikuar në fazat më të hershme është pak më e rënd, për shkak se vet simptomat të cilat paraqiten nuk vërehen aq shumë nga vet personat, nga familjarët. Zakonisht kur pacientët vijnë në ambulancë janë veç se në fazën më të vonshme të sëmundjes”, tha Teuta Dalipi, neurologe.

Simptomat e demencës më së shumti vërehen nga familjarët e pacientëve se sa nga vet ato.

“Simptomat e para janë harresa edhe atë harresa e cila është afatshkurtër, d.m.th pacientët nuk mund të kujtohen në ngjarje të cilat kanë ndodhur brenda ditës dhe zakonisht i përsërisin pyetjet e njëjta për një punë të njëjtë që ka ndodhë gjatë ditës”, tha Teuta Dalipi, neurologe.

Mjekët thonë se një numër i madh i qytetarëve nuk janë të vetëdijshëm për sëmundjen e harresës, dhe zakonisht atë e konsiderojnë si një pjesë të pleqërisë, dhe në këtë mënyrë neglizhohet kjo sëmundje. Për të parandaluar këtë sëmundje, neurologët rekomandojnë ushqim të shëndetshëm, aktivitetet fizike siç është ecja, noti, stërvitje të lehta, dhe aktivitetet mendore, siç janë leximi, kryerja e fjalëkryqeve, mësimi i gjuhëve të reja dhe lojërat mendore./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme