Prej disa ditësh Kosova është prekur nga sëmundja e shpendëve, konkretisht nga Influenca Aviare. Ky shqetësim ka vënë në lëvizje autoritet e bujqësisë shqiptare të cilët kanë urdhëruar të mos futën në vendin tonë disa lloje shpendësh.
Mes tyre përmendim:
Shpendët e gjallë shtëpiake dhe të egër; zogjtë 24-orësh; shpendët dekorativë; materialet biologjikë të shpendëve; vezët e shpendëve; mishi i shpendëve dhe nënproduktet e shpendëve.
Vendimi është firmosur nga Ministria e Bujqësisë së Shqipërisë dhe me urdhër të Ministres Frida Krifca, vendimi është botuar edhe në Fletoren Zyrtare.
Kujtojmë se Kosova është një nga vendet i cili është prekur edhe nga gripi i shpendëve.




