Senati amerikan konfirmon zgjedhjen e drejtorit të ri të FBI

Për zgjedhje të Wray (50) kanë votuar 92 anëtarë të Senati, derisa pesë ishin kundër, lajmëron Reuters.

Senati amerikan ka konfirmuar zgjedhjen e Christopher Wray për shefin e ri të Byrosë Federale të Hetimeve (FBI), gati tre muaj pasi që presidenti i SHBA, Donald Trump e shkarkoi drejtorin e mëparshëm të Byrosë James Comey.

Wray do të jetë në krye të FBI’së gjatë hetimit federal mbi akuzat me rastin e lidhjeve në mes të fushatës presidenciale të Trump’it dhe Rusisë, pretendon Reuters, transmeton gazetametro.net.

Wray ka kryer funksionin e zyrtarit të lartë në Ministri të Drejtësisë gjatë kohës së presidentit George W. Bush.

Trump vazhdon të pohojë se në fushatën e tij presidenciale nuk kishte marrëveshje sekrete me Rusinë dhe se shkarkimi i Comey’it nuk e pengon drejtësinë.

Presidenti amerikan e ka akuzuar ish shefin e FBI’së, Comey, se është frikacak, sepse i ka dhënë gazetarëve shënime komprometuese mbi takimet e tij private, të cilat zbulojnë se presidenti amerikan ka kërkuar nga ai që të heqë dorë nga hetimi për aferën ruse.

Comey gjithashtu me atë rast ka deklaruar se presidenti ka kërkuar nga ai të heqë dorë nga hetimi për përzierjen e mundshme të Rusisë në lidhje me gjeneralin Michael Flynn, ish këshilltarit të presidentit për siguri kombëtare.

Gjatë atij dëgjimi, James Comey ka pranuar se në maj, nëpërmes të miqve, i ka dorëzuar medieve shënimet mbi disa biseda private me Donald Trump’in.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme