Serbët bllokojnë rrugën në hyrje të Zubin Potokut pas vizitës së Thaçit në Ujman

Burime të KALLXO.com kanë bërë të ditur se rruga në hyrje të Zubin Potokut është bllokuar për kalim nga rreth 300 persona të komunitetit serb që jetojnë në atë pjesë të veriut të vendit.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në Mitrovicën Veriore, Besim Hoti.

“Diku pas orës 17 është bllokuar dhe vazhdon të jetë e bllokuar rruga nga rreth 200-300 protestues nga komuniteti serb”, ka thënë për KALLXO.com zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në Mitrovicën Veriore, Besim Hoti.

Ai ka shtuar se rruga është bllokuar në afërsi të një pompe të benzinës në hyrje të Zubin Potokut.

Bllokimi i rrugës nga serbët lokal vije pas vizitës së paparalajmëruar të presidentit të venit Hashim Thaçi gjatë ditës së sotme në liqenin e Ujmanit dhe në pikën kufitare në Bërnjak.

Kujtojmë se presidenti Thaçi nga atje deklaroi se Kosova është unike dhe e pandarë dhe se për të ishte kënaqësi që t`i shijonte bukuritë e natyrës në atë pjesë të veriut të vendit.

“Është një vizitë krejt normale në mrekullitë e vendit tim që ja vlen për t`i vizituar të gjithë qytetarët e vendit tim. Edhe sot nga ky vend i mrekullueshëm i Republikës së Kosovës dërgoj mesazhin më të mirë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Kosova është një unike  e pavarur sovrane”, deklaroi Thaçi.

Ai tha se në këtë vizitë u takua edhe me qytetarë serb të Mitrovicës Veriore.

“Unë si president i vendit i shërbej të gjithëve pa dallim. Ishte kënaqësi që të pijë kafe me serbët e këtij lokaliteti, dhe në këtë ditë të vikendit në mes të dy qytetarëve, në këtë ditë të vikendit si të ishte një piknik”, tha ai.

Në anën tjetër në Prishtinë sot u mbajt protesta e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje kundër idesë së presidentit Hashim Thaçi për korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti para protestuesve deklaroi sot se protestën e sotme e kanë thirrur kundër presidentit Hashim Thaçi.

“Aq shumë e duam Kosovën Republikë, aq shumë e duam Kosovën Lindore, aq shumë e duam Shqipërinë sa që për asnjë kusht e asnjë rrethanë nuk i nënshtrohemi këtij njeriu. Kjo protestë nuk është as për elektorat as për vota. Në zgjedhje është pushteti në pyetje, por sot është shteti në pikëpyetje. Serbisë borxh nuk i kemi, dhimbje e kompromise të reja nuk pranojmë”, deklaroi Kurti, në protestën e sotme e cila ishte e para pas ndarjes së partisë së tij, ku morën pjesë edhe shumë përfaqësues nga shoqëria civile dhe deputetët e LDK-së Vjosa Osmani dhe Korab Sejdiu.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme