Serbia ankohet te BE-ja për tensionet në Ballkan, kërkon dialog edhe me Kosovën

Serbia ka paraqitur para ambasadorëve të BE-së dokumente me “katër kërkesa në lidhje me tensionet në rajon” dhe legjitimitetin e projektit “Shqipëria e Madhe”.

Dokumenti i është ndarë ambasadorëve nga ministrja për Integrim Evropian Jadranka Joksimoviq dhe nga shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën Marko Gjuriq, transmeton lajmi.net.

 

Në dokument paraqiten katër kërkesa, e para kërkon nga aktorët relevantë ndërkombëtarë të dënojnë retorikën agresive që shtynë Ballkanin Perëndimor në konflikte të reja dhe ndarje.

Pastaj, si kërkesë tjetër është vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi i balancuar dhe i qetë politik, zgjidhjen e krizës në Maqedoni duke respektuar standardet ndërkombëtare në aspektin e respektimit të integritetit territorial dhe sovranitetit të shteteve të njohura ndërkombëtarisht.

Dokumenti, ndër tjera, përmend edhe deklaratat e politikanëve shqiptarë për “Shqipërinë e Madhe”, shkruan B92.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme