Serbia e fuqishme ( Zoti është serb): Kënga për Karaxhiqin që terroristi e dëgjoi para se të vriste afër 50 persona

Njëri nga terroristët e dy xhamive në Zelandën e Re e ka filmuar vetën e tij përmes një aparati fotografik të vendosur në kokë, ndërsa dhe ka dëgjuar këngën e cila i dedikohet kriminelit serb Radovan Karaxhiq, transmeton Gazeta Metro.


Ai ka transmetuar videon drejtpërdrejtë në YouTube duke shkuar për në xhaminë Al Noor në qendër të qytetit Christchurch.

Në videon 17 minutëshe, ai ishte duke dëgjuar këngë në gjuhën serbe.

Kënga që dëgjohet i dedikohet kriminelit serb Radovan Karaxhiq, dhe ka titullin Serbia e fuqishme (Zoti është serb).

Ndërkohë, këtë këngë e kanë dëgjuar gjatë masakrave në Bosnjë, përkrahësit e Karaxhiqit.

Tekstin e këngës të përkthyer nga Gazeta Metro, e gjeni më poshtë:

Serbia e fuqishme (Zoti është serb)

Nga Bihaçi deri në Petrovo sello

Deri në Petrovo Sello

Toka serbë është sulmuar e tërë

Është sulmuar e tërë.

(REF:) Karaxhiç priju serbëve tu Priju serbëve tu

Le të shihet se askujt s’ia kanë frikën

Askujt s’ia kanë frikën

Ustashë ustashë kroatë

Ustashë kroatë

Mos na i prekni vatrat tona

Prekni vatrat tona

REF:) Karaxhiç priju serbëve tu

Priju serbëve tu

Le të shihet se askujt s’ia kanë frikën

Askujt s’ia kanë frikën

Nga Kraina janë nisur ujqit

Janë nisur ujqit

Pritnani ustashë e turq

Ustashë e turq

(REF:) Karaxhiç priju serbëve tu

Priju serbëve tu

Le të shihet se askujt s’ia kanë frikën

Askujt s’ia kanë frikën

Në mbrojtje të fisit të tyre serb

Të fisit të tyre serb

Luftojmë liria jonë e dashur

Liria jonë e dashur.

(REF:) Karaxhiç priju serbëve tu

Priju serbëve tu

Le të shihet se askujt s’ia kanë frikën

Askujt s’ia kanë frikën

Të njëjë këngë terroristi e ka dëgjuar kur ka kryer sulmin të cilin mund ta shihni KËTU.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme