Kryetari i partisë së serbëve të Kosovës, Aleksandër Jabllanoviq ka drejtuar një mori ankesash kundër OSBE-së, sepse ky mision ka lejuar qytetarët me dokumente të Serbisë të votojnë në qendrat e votimit në Kosovë më 11 qershor.
Media serbe ‘Vecernje Novosit’, thotë se për humbjen e madhe që ka pësuar në zgjedhje, Jabllanoviq kërkon në procesi zgjedhor në komunën e Leposaviqit të anulohet për shkak të parregullsive të mëdha, transmeton lajmi.net.
Ankesat e Jabllanoviqit janë anuluar, thotë media në fjalë, pasi ai ka pasur të drejtë të ankohet 24 orë pas procesit zgjedhor.
Sipas rezultateve ende paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, PSK nuk fitoi asnjë ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Ndërsa, për të hyrë në parlament partisë së Jabllanoviqit i mungon disa qindra vota, thotë ‘Vecernje Novosti’.