Serbia ka arrestuar drejtorin e Policisë së Mitrovicës

Mbrëmë rreth ores 00:10, në hyrje të Serbisë nga autoritetet serbe është arrestuar Drejtori rajonal i Policisë së Mitrovicës Jugu, Nehat Thaçi, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha.

Në një deklarim për KTV, zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxhaj ka thënë:

“Nehat Thaçi ka qenë jashtë detyrës zyrtare, pra në pushim dhe së bashku me një shok të tij duke udhëtuar për çështje private nëpër territorin e Serbisë për në shtetet perëndimore ai është arrestuar. Nuk kemi asnjë sqarim nga autoritet serbe për arsyet e arrestimit të tij, megjithatë përmes autoriteteve kompetente EULEX-it, kemi kërkuar nga pala serbe arsyet e arrestimit të tij”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme