Serbisë s’i ka pëlqyer aspak renditja e Thaçit në ceremoninë e Parisit

Mënyra se si Franca i ka ulur liderët botërorë, në ceremoninë me rastin 100-vjetorit të fundit të Luftës së Parë Botërore ka nxitur zemërim e protesta në Beograd dhe thirrje për sqarime nga Franca, raportojnë mediet serbe të dielën, transmeton Koha.net.

Zyrtarët serbë e kanë quajtur “skandaloze” mënyrën e ndarjes së ulëseve nga Franca, në radhë të parë shkaku që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka qenë në rendin e dytë të ulëseve, menjëherë prapa presidentit të Rusisë, Vladimir Putinit.

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka thënë se protokolli në atë ceremoni “gjithsesi nuk paraqet raport të forcave”.

I pyetur nga gazetarët se si e komenton faktin se disa liderë të rajonit kanë qenë në mesin e pesëshes më me ndikim të botës, Vuçiq ka deklaruar se Hashim Thaçi e ka pasur vendin më të mirë, prej të gjithë liderëve të rajonit.

“Po të ishte e ulur atje presidentja e Kroacisë, do ta kuptoja, pasi që fjala do të ishte për rend alfabetik. Ka mundur të ketë njëfarë kuptimi, ndonëse janë dëshmuar në Luftën e Parë Botërore në anën e kundërt. Austria nuk ka qenë në mesin e pesëshes, por afër meje”, ka thënë presidenti i Serbisë.

Kjo ndarje e ulëseve, sipas tij, nuk ka pasur kurrfarë lidhje me renditje alfabetike.

“Afër meje kanë qenë përfaqësuesit e Letonisë. Por, nuk kishte kuptim që të bëj skandal atje”, ka thënë ai.

Image

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme