Serwer: Dorëheqja e Haradinajt e befasishme, shton gjasat për zgjedhje të parakohshme

Eksperti amerikan i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer tha nga Prishtina ku ndodhet për vizitë, se ishte befasuar nga lajmi i dorëheqjes së kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, me të cilin ishte takuar të mërkurën.

“Jam shumë i sigurt që nuk e kishte idenë që do të jepte dorëheqjen të premten”, tha ai.

Serwer tha se mendon se Haradinaj ka bërë veprimin e duhur por se tani qeveria është në një pozicion të pakëndshëm.

“Do të duhet të presim të shohim nëse kjo do të çojë në zgjedhje të parakohshme, që opozita i kishte kërkuar gjithsesi dhe që mendoj se mundësua për to është më e madhe tani sesa ishte dje”, tha Serweri për Zërin e Amerikës.

Për sa i takon ndikimit që ky zhvillim do të ketë për një dialog Kosovë-Serbi, është e qartë, tha Serwer se një ndryshim qeverie do ta vononte më tej dialogun.

“Në këtë drejtim nuk besoj që gjendja bëhet shumë më keq se ç’është aktualisht. E vetmja gjë që mbetet tani, është që të presim se kush do të bëhet kryeministër dhe kush do ta mbajë shumicën në parlament”, tha ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme