Shala – Hashim Thaçit: Ndaje mendjen, a ke luftuar a jo?

Deklarata e presidentit të vendit, Hashim Thaçi se ai ka luftuar qe shqiptarët të vendosin vetë për veten dhe të mos merret leje në Serbi ka nxitur reagimin e deputetit të Nismës për Kosovën, Haxhi Shala.

Ky i fundit në llogarinë e tij në  Facebook ka kërkuar nga Thaçi qe të ndaje mendjen dhe të tregojë a ka luftuar a jo

Komenti i plotë i Shalës:

“Unë kam luftuar që shqiptarët të vendosin vetë për veten dhe të mos merret leje në Serbi për ato që ne vendosim apo dëshirojmë, kështu që jam krejt indiferent për opinionet e Beogradit për ne”, ka thënë Thaçi për “Shekullin”.

Kur flet për mediet shqiptare Hashim Thaçi thotë se ka luftuar kundër Serbisë, sa ka luftuar nuk e din, por e thotë që ka luftuar!

Po ky, i njëjti, kur flet për mediet e huaja, sikur që ishte rasti me intervistën e tij dhënë televizionit Euroneës, thotë se ka qenë larg “vijave të frontit”, dmth larg nga vendet ku është luftuar.

Tash, ndaje mendjen njëherë e mirë Hashim, a ke luftuar a jo?

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme