Delawie interesohet për shëndetësinë në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës Imet Rrahmani priti sot në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie.

Sipas njoftimit për media, ministri Rrahmani dhe ambasadori Delawie biseduan për rrjedhat në shëndetësinë kosovare, sigurimet shëndetësore dhe angazhimet për reformimin e sistemit shëndetësor.

Rrahmani falënderoi Ambasadorin Delawie dhe Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e dhënë shëndetësisë kosovare përmes projekteve konkrete që kanë pasur ndikim në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për të gjithë qytetarët e vendit, raporton kp.

Gjithashtu, në takim u bisedua edhe për impaktin pozitiv të investimeve private në shëndetësi, të cilat kanë rezultuar me fuqizimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët e vendit.