Shala: Serbia nuk nis luftë ku është NATO-ja

Deputeti Haxhi Shala thotë gjatë një interviste për “Zërin” se në Kosovë janë të pranishme forcat e NATO-s (KFOR-i) dhe ku është e pranishme forca më e fuqishme ushtarake në botë Serbia nuk mund të bëjë gabim dhe të futet ushtarakisht, pavarësisht paralajmërimit të presidentit Tomislav Nikoliq.

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), Haxhi Shala, hedh poshtë mundësinë që Serbia t’i nisë forcat ushtarake për të ndërhyrë në veri të Kosovës, ashtu siç paralajmëroi të dielën presidenti serb, Tomislav Nikoliq.

Deputeti Shala thotë se në Kosovë janë të pranishme forcat e NATO-s (KFOR-i) dhe ku është e pranishme forca më e fuqishme ushtarake në botë, Serbia, siç thotë ai, nuk mund të bëjë gabim dhe të futet ushtarakisht. “Në një territor ku është e pranishme NATO nuk besoj se Serbia mund të bëjë gabim dhe të futet ushtarakisht”, shprehet Shala.

Gjatë kësaj interviste kreu i Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e AKI-së pranon se Serbia do të vazhdojë me provokimet e tilla në Kosovë, mirëpo, sipas tij, forcat e sigurisë në vend (AKI dhe Policia e Kosovës) po i kryejnë detyrat e veta në mënyrën më të mirë të mundshme.

Zëri: Javën e kaluar Serbia nisi një tren provokues për në veri të Kosovës, të cilin nuk e lejoi Policia e Kosovës, cili ishte qëllimi i Serbisë duke u bazuar në provokimet e vazhdueshme që po ia bën Kosovës?

Shala: Ne si Kosovë jemi mësuar  nga provokimet e vazhdueshme nga shteti serb. Por këtyre provokimeve institucionet tona nuk u janë kundërvënë asnjëherë për t’i ndaluar si: kontrabandën në veri, pompat e benzinës që menaxhohen nga shteti serb, muri së fundi, ngritja e bustit të Car Lazarit në veri të Mitrovicës dhe më në fund edhe treni, që ka qenë një provokimi jashtëzakonisht i madh jo vetëm për Kosovën, por edhe për Bashkimin Evropian. Serbia është duke e luajtur një lojë në të cilën është duke u munduar që Kosovën ta nxjerrë si një shtet jofunksional, duke e provokuar me raste të ndryshme në qoftë se kundërvihen institucionet e Kosovës, ajo do të shfaqet si viktimë, se shteti i Kosovës po nxit luftë. Këtë e bëri edhe në intervistat e fundit Kryeministri serb, Vuçiq, ai deshi të nënkuptohet se Kosova tentoi të nxisë luftë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme