SHBA, 3 viktima nga rrëzimi i helikopterit mbi Kanionin e Madh

Një helikopter turistik është përplasur në Kanionin e Madh të shtetit amerikan të Arizonës, duke shkaktuar vdekjen e 3 personave e duke plagosur të paktën 4 të tjerë.

Mjeti transportues ajror ka pësuar dëmtime të mëdha, tha një zëdhënës i Autoritetit Federal të Aviacionit.

Helikopteri ishte duke fluturuar mbi zonën perëndimore të Kanionit të Madh, kur u rrëzua rreth orës 17:20 me atë lokale të së shtunës (1:20 pas mesnate, e diel).

Ende nuk dihen shkaqet që çuan në rrëzimin e tij, apo cila kompani ishte duke operuar me të. Mediet lokale thonë se helikopteri ishte i tipit “Airbus Eurocopter EC130”.

Kanioni i Madh, me një thellësi prej mbi 1.6 km, është një nga atraksionet turistike më të vizituara në Shtetet e Bashkuara./Top Channel

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme