Garda Kombëtare e Iowa-s ka njoftuar se do të dërgojë në Kosovë 400 trupa shtesë, të cilët do t’i bashkëngjiten misionit paqeruajtës të KFOR-it.
Sipas një njoftimi të publikuar nga Garda e Iowa-s, trupat amerikane pritet të vijnë në Kosovë, më vonë gjatë këtij viti.
“Një grup shtesë prej 400 ushtarësh të Gardës Kombëtare të Iowa-s kanë marrë urdhrat për të mbështetur misionin e vazhdueshëm të KFOR-it në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim, citon REL.Nisja e trupave amerikan pritet të ndodhë në muajin gusht dhe shtator.
Njoftimi për dërgimin e trupave shtesë nga SHBA-ja në Kosovë, vjen disa muaj pasi zyrtarët amerikanë paralajmëruan se mund të tërheqin trupat nga Kosova, nëse Prishtina zyrtare nuk heqë taksën ndaj produkteve serbe, pa kushte.
Më 1 prill, Qeveria në detyrë e Kosovës hoqi taksën dhe vendosi masën e reciprocitetit ndaj mallrave serbe.
© SYRI.net