SHBA akuzon Rusinë për “barbarizëm” në Siri

Sakte.net / e Hënë 26 Shtator 2016 / 11:17

Britania, Franca dhe Shtetet e Bashkuara kanë kritikuar ashpër Rusinë për veprimet e saj në Siri.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara është mbledhur të dielën në një mbledhje urgjente, pasi fushata e bombardimeve në Alepo të Sirisë ka marrë hov të madh.

“Ajo çfarë po bën Rusia nuk është anti-terrorizëm, është barbarizëm”, tha ambasadorja e SHBA-së në OKB, Samantha Power.

Regjimi sirian ka nisur javën e kaluar ofensivë të re në Alepo, qytetin ku vazhdojnë të jetojnë rreth 275,000 njerëz.

Ambasadori rus në OKB, Vitaly Churkin, tha se forcat siriane po bëjnë përpjekje të largojnë terroristët nga Alepo.

Ai nuk përmendi përfshirjen e forcave ruse në bombardimet ajrore.

Më 19 shtator, armëpushimi njëjavor në Siri, i ndërmjetësuar nga SHBA-ja dhe Rusia, ka kolapsuar.

Forcat qeveritare dhe ato rebele kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkelje. (REL)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme