SHBA dërgojnë në Ballkan diplomatin i cili “përfundon punët”

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë identifikuar një diplomat të njohur për të “përfunduar punën” e çështjes së Kosovës.

Diplomati dhe njohësi i mirë i çështjeve të Ballkanit, Philipp Ricker pritet të jetë pasardhës i Wess Mitchell në postin e ndihmës sekretarit të përgjithshëm, përgjegjës për Evropë dhe Euroazi.

Ai do të emërohet në pozitë me aprovimin e Ambasadës amerikane në Greqi, shkruan portali grek “Crisis Monitor”, transmeton lajmi.net. Ricker është shumë i afërt me qëndrimet greke dhe një prej fuqizuesve të raporteve SHBA-Greqi.

Siç sugjeron karriera dhe biografia e tij e paraqitjeve publike, ai punon në përforcimin e raporteve mes SHBA-së dhe Greqisë si dhe zgjerimin e lidhjeve ekonomike.

Në funksionin e ri, Ricker do të merret me procesin e normalizimit të raporteve mes Serbisë dhe Kosovës, procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe disa çështje të tjera të rëndësishme për SHBA-në, transmeton lajmi.net.

Si njohës i temave të rajonit nga dora e parë, Ricker konsiderohet si personi i cili i “përfundon punët”, thuhet në artikullin e “Crisis Monitor”.

Në karrierën e tij të pasur, Ricker, ndër të tjera, ishte zëdhënës i Cristopfer Hil, një i dërguar amerikan në negociatat e udhëhequr nga Kosova në Rambuje, që shërbeu si ambasador i SHBA në Maqedoni dhe ndihmës sekretar i Byrosë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike në Shtetin departamenti. /Sakte.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme