SHBA-ja ka dy kërkesa për krijimin e Ushtrisë së Kosovës

Transformimi i Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK) në Forca të Armatosura (FAK) duhet të bëhet përmes një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës.

Kështu ka thënë për “Kohën Ditore” zëdhënësja e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michelle Schohn.

Në kohën kur PDK-ja dhe LDK-ja kanë shpeshtuar tubimet partiake, ku shitet patriotizëm edhe me ushtrinë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë thirrje për angazhim të vërtetë me synim të binden komunitetet pakicë që transformimi i FSK-së në Forca të Armatosura të bëhet nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese.

Përkundër iniciativës ligjore për ushtrinë, e cila tashmë ka marrë start, SHBA-ja vazhdon t’i qëndrojë pas deklarimit se ushtria duhet të themelohet vetëm nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese. Zyrtarja e lartë e Ambasadës amerikane askund nuk ka përmendur ligjin, si opsion alternativ nëse ushtria nuk mund të bëhet me Kushtetutë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme