Florence Darkly vuan nga të gjitha problemet tipike të një banori të shtresës së mesme në Brooklyn. Me çmimin e lakrës që arrin deri në 20 dollarë për kokë, fatura e produkteve ushqimore është telash i përhershëm.
Për shkak të mungesës së ujit, ajo dhe i biri i saj i vogël mund të bëjnë dush vetëm një herë në javë. Rituali i saj i mëngjesit më nuk përfshin kafenë – ndryshimet klimatike e kanë shkatërruar farën ‘arabica’ – e as shfletimin e gazetës “New York Times”, e cila prej kohësh nuk botohet më ashtu si cilado gazetë tjetër, shkruan Koha Ditore.
Si grua e bardhë në Amerikë, ku latinët tani janë grup etnik dominues shoqëror, ajo kujton margjinalizimin e saj secilën herë kur një zë robotik në telefon i jep instruksione të shtyp “1” për gjuhën spanjolle dhe “2” për atë angleze. Por Florence është më e mirë sesa shumica.
Ajo posedon shtëpinë e saj në East Flatbush. Pas disa vjetësh qysh kur ka humbur vendin e punës, ajo e di që puna e saj në një strehimore për të pastrehët në Fort Green është e sigurt – “gjëja e vetme në New York prej të cilave nuk do të nxirrnin jashtë ishin strehimoret)