SHBA-ja nuk do t`i hakmerret Kosovës për krijmin e Ushtrisë së Kosovës

Njohësi i çështjeve politke Jon Leka ka treguar se Presidenti Thaçi nuk është dukë i shpërfillur qëndrimet amerikane dhe ato të NATO-s, të cilët e vlërsuan që projektligji për krijimin e Ushtrisë së Kosovës është i njëanshëm.

Leka për Gazeta Blic tregon qe ishte e para NATO që ka thënë disa herë qe transformimi i FSK-së është në kompetencë të vetë shtetit të Kosovës, poashtu Leka ritheksoj se presidenti Thaçi shpeshhere ka kërkuar qe Lista Serbe të mos i bllokojë proceset demokratike të Kosovës.

Tutje Leka kujtoj qe qeveria e Kosovës duhet ti dalë në mbrojtje vetes.

“Me rëndësi ishte që Qeveria e Kosovës t’i dalë zot vetes si qeveri e një shteti sovran dhe ta thyejë këtë sabotim të tiranisë së një pakice absolute pre 5%. Thelbin e këtij problemi nuk e kuptojnë plotë njerëz ose e kuptojnë por për inat të Thaçit bëhet edhe vetë paradoksalë duke sabotuar sovranbërjen e Kosovës dhe implementimin e demokracisë si në çdo vend tjetër të botës”   u shpreh Leka.

I pyetur se a do ti hakmerret SHBA Kosovës për këto vendime Leka tha qe kjo nuk do të ndodhë.

Projektligji për shndrrimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës është propozuar nga Presidenti Thaçi, dhe shumë shpejt pritet të dalë në votim në Kuvend, ky projektligj ka marrë mbështetjen nga shumica e subjekteve opozitare.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme