SHBA-ja: Turqia është mike e besueshme e Amerikës

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Rex Tillerson, e ka përshkruar sot Turqinë si një aleat të besueshëm, pas takimit që pati me liderët e saj në Ankara.

Vizita e Tillerson në Turqi erdhi midis përkeqësimit të marrëdhënieve mes dy aleatëve të NATO-s, transmeton Express.

Duke folur pas takimit me kryeministrin e Turqisë, Mevlut Cavusoglu, Tillerson tha se SHBA-ja dëshiron marrëdhënie të forta me Turqinë.

Por, këto dy vende janë në një mosmarrëveshje për shkak të përkrahjes së SHBA-së për luftëtarët kurdë në Siri dhe kërkesave të Turqisë që Uahsingtoni ta ekstradojë klerikun që jeton në SHBA, Fethullah Gulen.

“Në Shtetet e Bashkuara, qytetarët e Turqisë e kanë një aleat besnik dhe një partner që është i përkushtuar ndaj sigurisë së saj, dhe mundësive të avancuara ekonomike,” ka thënë Tillerson.

“Mezi presim që t’iu qasemi këtyre sfidave së bashku. Administrata Trump do të vazhdojë që ndërtojë marrëdhënie me aleatin dhe mikun tonë të vjetër,” ka shtuar ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme