SHBA: Ka raporte të besueshme për ndërhyrjen ruse në Mal të Zi

Shtëpia e Bardhë tha se ka raporte të besueshme se Rusia ka bërë përpjekje të ndërhyjë në zgjedhjet e Malit të Zi, vitin e kaluar.

“Jemi shumë të shqetësuar me ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e tetorit në Mal të Zi dhe me raportet e besueshme se Rusia ka mbështetur një përpjekje për sulm ndaj qeverisë në ditën e zgjedhjeve”, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

Prokuroria speciale në Mal të Zi ka thënë se një grup i “nacionalistëve rusë” ka planifikuar vrasjen e kryeministrit të atëhershëm malazez, Millo Gjukanoviq, për ta sjellë një parti opozitare në pushtet.

Moska ka mohuar çdo përfshirje, raporton Rel.

Zyrtari amerikan tha se Uashingtoni mbështet autoritetet malazeze në hetimin e rastit.

Më 11 prill, Trump ka nënshkruar protokollin për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, duke thënë se përfshirja e këtij vendi në aleancë do të rrisë stabilitetin dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme